“Kujdesu për…”/ Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India përpara tragjedisë që i mori jetën 260 personave.
Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja që po trondisin opinionin publik dhe industrinë e aviacionit.
Sipas një raporti paraprak të autoriteteve indiane dhe burimeve amerikane të përfshira në hetim, kapiteni Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, dyshohet se ka ndërprerë furnizimin me karburant të avionit, vetëm sekonda pas ngritjes nga pista. Dy çelësa të karburantit, që zakonisht mbeten të aktivizuar gjatë gjithë fluturimit, rezultojnë të jenë vendosur në pozicionin “Cutoff”, çka bëri që motorët të ndalonin së punuari.Avioni Boeing 787 Dreamliner, i nisur nga Ahmedabad drejt Londrës më 12 qershor në orën 13:38, qëndroi në ajër për vetëm 30 sekonda para se të përplasej në një zonë të banuar. Nga përplasja humbën jetën 241 persona në bord dhe 19 të tjerë në tokë, ndërsa vetëm një pasagjer mbijetoi në mënyrë të pabesueshme. Zyrtarisht, nuk është konfirmuar se kush nga pilotët mbylli furnizimin me karburant. Por regjistrimet nga “black box” tregojnë një dialog alarmant në kabinë, ku njëri pilot pyet: “Pse u ndërpre?” dhe tjetri përgjigjet: “Nuk isha unë.”
Sipas hetuesve amerikanë dhe raportimeve të Wall Street Journal, provat tërheqëse nga komunikimi sugjerojnë se veprimi mund t’i përkasë kapitenit Sabharwal, i cili ishte në rolin e monitoruesit në atë moment, ndërsa bashkë-piloti Clive Kunder, 28 vjeç, ishte në kontroll të avionit gjatë ngritjes.